Në pritje të Parlamentit dhe protestës, Policia merr masat operacionale dhe bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi
Sot pritet një seancë maratonë në Kuvend, me rend të gjatë dite, teksa është paralajmëruar edhe protestë jashtë ambienteve nga qytetarët. Dhe ndërsa në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare me 5 interpelanca dhe votimin e formulës së pagave të magjistratëve, është njoftuar që paralelisht do të mbahet një protestë kundër klasës politike shqiptare. Siç shihet nga pamjet, policia ka marrë një seri masash, duke vendosur gardh metalik në rrugë që të çon te Kuvendi. Masat janë marrë në mënyrë të tillë që protestuesit mos t’i afrohen perimetrit të Kuvendit, që situata mos të precipitojë.
Burimi:
javanews.al