Në prag të vendimit në Hagë, mijëra qytetarë marshojnë për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së
Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, duke iu bashkuar “Marshit për Liri”, të organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka mbërritur në marsh i shoqëruar nga deputeti i PS-së Taulant Balla. Pjesë e tubimit janë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa në Prishtinë kanë mbërritur edhe shqiptarë nga Shqipëria dhe diaspora. Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinit, ndërsa mes pjesëmarrësve janë edhe shqiptarë nga Zvicra dhe vende të tjera....
Burimi:
ntv.al