Në Louvre, kopjimi i kryeveprave ka rregulla të rrepta për të shmangur falsifikimet
Në Muzeun e Louvre-it, artistët që dëshirojnë të kopjojnë kryeveprat e ekspozuara duhet t’u nënshtrohen disa rregullave të veçanta, të vendosura për një arsye kryesore: parandalimin e falsifikimeve. Çdo pikturë e realizuar si kopje brenda muzeut duhet të kontrollohet përpara se të largohet nga ndërtesa. Kanavaca duhet të jetë të paktën një të pestën më e madhe ose më e vogël se vepra origjinale, ndërsa nënshkrimi i mjeshtrit të veprës së vërtetë nuk lejohet të shfaqet në kopje. Vetëm pasi muzeu vendos vulën e tij në pjesën e pasme, vepra mund të dalë nga Louvre-i. Tradita e kopjimit të veprave të artit është pothuajse po aq e vjetër sa vetë muzeu. Louvre-i u hap për publikun në vitin 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, dhe...
Burimi:
kultplus.com