Në kujtim të Lasgush Poradecit, poetit të dashurisë dhe bukurisë shqiptare

Në kujtim të Lasgush Poradecit, poetit të dashurisë dhe bukurisë shqiptare

Lasgush Poradeci, një nga emrat më të shquar të letërsisë shqipe dhe liriku më i madh i periudhës së Pavarësisë, mbetet një prej poetëve që i dha poezisë shqiptare një ndjeshmëri, muzikalitet dhe ëmbëlsi të veçantë. Me vargjet kushtuar dashurisë, natyrës dhe atdheut, ai krijoi një univers poetik që vazhdon të tërheqë lexuesit edhe sot. I lindur me emrin Llazar Sotir Gusho, më 27 dhjetor 1899 në Pogradec, ai u rrit në një familje ku arsimi dhe atdhetaria kishin rëndësi të veçantë. Shkollimin e nisi në vendlindje, ndërsa në moshën nëntëvjeçare u dërgua në Liceun Rumun të Manastirit, për të vazhduar më pas studimet në një lice francez në Athinë. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai u detyrua të ndërpriste disa herë shkollimin. Në vitin...