“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te ndryshimet që, sipas tij, ka pësuar Shqipëria që nga viti 2013. Rama solli si shembuj transformimin e Tiranës, qyteteve turistike dhe kushteve në spitale e shkolla. “Tirana ka probleme, por Tirana sot është kryeqytet europian. Ishin vendbanime pa qytete, aty ku sot njerëzit shijojnë, në turma turistësh, Shkodrën, Beratin, Lezhën, Vlorën e me radhë, të gjitha. Aty kishte vetëm parkime të mëdha makinash, përzier me lopë dhe viça që vinin për t’u shitur, dhe gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti. Si mundet ne t’i harrojmë këto? Pas atij togfjalëshi, “traktati i anëtarësimit”, nuk jemi vetëm ne këtu. Është një pafundësi njerëzish. Ndër këta, edhe njerëz të administratës...
Burimi:
javanews.al