Në kërkim nga Zvicra për drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Kakavijë

Në kërkim nga Zvicra për drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Kakavijë

Një shtetas i huaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane për trafik droge dhe pastrim parash, është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po hynte në Shqipëri. Arrestimi u krye gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve kufitare shqiptare dhe atyre greke. Gjatë kontrollit të dokumenteve, sistemet evidentuan se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga Zvicra. Ai kërkohet për veprat penale të trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, si dhe pastrimit të parave që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale. Sipas legjislacionit zviceran, për këto akuza parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vite burg. Pas ndalimit, shtetasi i huaj u shoqërua në Sektorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Janinë. Dosja do...