Në kërkim nga Italia dhe Kosova, arrestohen dy persona
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit policor “The Wanted”. Ata kërkoheshin nga autoritetet e Italisë dhe Kosovës për vepra të ndryshme penale. Njëri prej të arrestuarve, 47-vjeçari E. D., i lindur në Kavajë, është ndaluar me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Bolonjës kishte lëshuar në maj të këtij viti një urdhër arresti ndaj tij, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve italiane, gjatë vitit 2020, ai në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka marrë pjesë në blerjen, transportimin, importimin dhe magazinimin e sasive të mëdha të marijuanës, hashashit dhe kokainës, të destinuara për shitje në Itali. Ndërkohë, në...
Burimi:
kohajone.com