Ne jemi frika juaj më e madhe: Brezi që nuk ju ka frikë!

Ne jemi frika juaj më e madhe: Brezi që nuk ju ka frikë!

Nga Brunela Mërtiri   Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri, dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani ‘gjenerata Z’. Kjo është një etiketë që na e keni vënë ju – kemi vënë re që juve ju pëlqejnë shumë etiketat - por, ne jemi thjesht rinia e këtij vendi. Jemi ajo rini, që ju deri dje nuk e vinit re. Që e keni vrarë me heshtje, me mospërfillje, me vendime e veprime që ngopin thjesht egon e interesin personal të njërit apo tjetrit, pa u shqetësuar për pasojat që lënë tek ne, e ata që vijnë pas nesh. Ju mund të mos na shihni, por ne ju shohim. Ju shohim përmes sistemit që ju keni ngritur. Jemi brezi që jeton përditë me...