Në fuqi paketa anti-dhunë: Gjoba deri në 500 mijë lekë për protestuesit e maskuar
Kanë hyrë në fuqi sot masat nga paketa e re ligjore kundër dhunës, të cilën e prezantoi disa ditë më parë kryeministri Edi Rama. Në paketë, parashikohen gjoba 10,000–100,000 lekë për pjesëmarrje në tubime të ndaluara e fshehja të paligjshme të identitetit; 20,000– 200,000 lekë për mosbindje ndaj urdhrave të shpërndarjes, ndërsa në rastet kur personat janë të maskuar, gjoba varion 50,000– 500,000 lekë. Policia do t’i regjistrojë në formë audiovizuale njoftimet për shpërndarje. Personat që bllokojnë rrugën gjatë tubimeve do të gjobiten me 5000 lekë. DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8773, DATË 23.4.2001, “PËR TUBIMET”Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:Në ligjin nr.8773, datë 23.4.2001,...
Burimi:
ntv.al