Në ekranin e TIFF, tri vepra nga trashëgimia e Visconti-t
Kinemaja e Luchino Visconti-t rikthehet në ekranin e madh të Tiranës, në një homazh që i kushtohet një prej figurave më të rëndësishme të kinemasë italiane. Në edicionin e 24-t të Tirana International Film Festival, programi “RetrospecTIFF” do t’i kushtohet regjisorit italian përmes tri veprave që përmbledhin disa prej shqetësimeve kryesore të krijimtarisë së tij: shoqërinë, pasionet, konfliktet familjare dhe brishtësinë e marrëdhënieve njerëzore. Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, TIFF sjell për publikun shqiptar tri filma të Visconti-t, duke krijuar një hapësirë për t’u rikthyer te një autor që e ndërtoi kinemanë e tij në kufirin mes bukurisë estetike dhe realitetit shoqëror. Programi nis më 22 shtator 2026, në orën 17:30, në kinemanë “Millennium”, me “Ossessione” (1943), filmi i parë i...
Burimi:
kultplus.com