Në Durrës ikin dy herë dritat, Tirana e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)
Pjesa e parë në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Tiranës është mbyllur 0-1, në avantazh të bardhebluve. Në minutën e 5-të, ndalet ndeshja pasi ikën dritat në stadium. Ndeshja rifillon pak pak minutash. SHIKOMOMENTIN Një top i kthyer mbrapsht gabim nga Florjan Përgjoni, detyron portierin e Teutës, Paul Bernardoni, të kryejë një ndërhyrje të gabuar ndaj Drilon Hazrollaj. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet kroati Tomislav Kis, topi përfundon në rrjetë. Tirana në avantazh 0-1. SHIKOGOLIN Në mënyrë të habitshme, ikin sërish dritat në stadium dhe rikthehen pas disa minutash. Në minutën e 36-të, Muço Boçi provon të barazojë shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 40-të, Teuta...
Burimi:
telesport.al