“Ne do jemi më të zemëruar se ata”, tekniku i San Marinos: Të godasim kundërshtarin, kënaqësi të luajmë në një stadium të tillë
Tekniku i San Marinos, Roberto Cevoli dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Shqipërisë. “Ne kërkojmë gjithmonë të jemi pozitivë dhe këtë e kemi treguar edhe në ndeshjet e fundit. Jemi në grup me skuadra të forta dhe kjo është një mundësi e mirë për ne të përballemi me ekipe të tilla. Sepse ky është motiv rritje tepër i rëndësishëm. Do të përpiqemi ashtu si bëmë edhe ndaj Bjellorusisë që të krijojmë raste shënimi, ndërsa shpresojmë të kemi edhe fat. Sigurisht që Shqipëria është ekip i fortë dhe i nivelit të lartë. Në ndeshjen e kaluar kundra nesh patën fatin që zhbllokuan shumë shpejt takimin, por ne mendoj se i bëmë detyrat tona. Madje zhvilluam ndeshje të mirë. Nuk lejuam hapësira edhe pse në fazën...
Burimi:
gijotina.com