Në Brazil janë “çmendur”, teoria konspirative: Vinicius Junior është zhdukur, e kanë zëvendësuar me një sozi që luan në vendin e tij
Një teori e pazakontë konspirative për Vinicius Junior po qarkullon në rrjetet sociale në Brazil, ku disa përdorues pretendojnë se futbollisti i Real Madridit nuk është më i njëjti person dhe se është zëvendësuar nga një sozi. Gjithçka nisi nga krahasimet e fotografive të vjetra me ato të fundit të brazilianit. Përdorues të ndryshëm kanë analizuar në detaje veshët, hundën, nofullën, buzëqeshjen, madje edhe mënyrën se si ecën Vinicius, duke pretenduar se kanë gjetur ndryshime të mëdha. Dyshimet u rikthyen fuqishëm pas paraqitjes së tij me Brazilin kundër Australisë. Performanca jo shumë e mirë e Viniciusit u shoqërua me komente dhe shaka në rrjetet sociale, duke i dhënë më shumë jetë kësaj historie. Versioni më ekstrem i teorisë pretendon se Vinicius është zhdukur dhe se...
Burimi:
sportekspres.com