“Në 2013 i quanim pazare të pushtetit në ikje”/ Tare kundër Qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

“Në 2013 i quanim pazare të pushtetit në ikje”/ Tare kundër Qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

Ish-deputeti socialist Auron Tare ka reaguar ashpër ndaj njoftimit se qeveria do të nxjerrë sërish në ankand kalatë historike, duke rikthyer në vëmendje qëndrimin e Partisë Socialiste në vitin 2013, kur kundërshtonte të njëjtën nismë të qeverisë së Sali Berishës. Përmes një postimi në Facebook, Tare ka kujtuar se 13 vite më parë, kur Partia Demokratike po përgatitej të largohej nga pushteti, socialistët e cilësonin dhënien me qira të monumenteve të kulturës si një përpjekje për të nxjerrë në treg pasuritë kombëtare. “Njoftimi i sotëm se Qeveria do të rinxjerrë përsëri Kalatë Historike në ankand më kujtoi të njëjtin moment të vitit 2013, kur Qeveria Berisha po përgatitej të largohej dhe po jepte me shpejtësi çdo vlerë që mundej”, shkruan Tare. Ai ka risjellë deklaratën...