Ndue Ukaj: Letërsia e bën jetën më të vlefshme, më të bukur dhe më humane

Ndue Ukaj: Letërsia e bën jetën më të vlefshme, më të bukur dhe më humane

Në rubrikën Personale, në ObserverKult, mysafir yni është shkrimtari, Ndue Ukaj. –Si ndodhi takimi i parë me letërsinë? -Nuk e di nëse letërsia e gjeti udhën tek unë apo u josha nga bota e saj magjepse dhe rashë në dashuri me të, por e di se u futa në atë mbretëri të bukur, siç ndodh kur njeriu dashurohet. Takimi i parë ndodhi në një kohë krize, që ishte personale e kolektive, një kohë thyerjesh të mëdha shpirtërore e rrethanash robëri, kur zymtësia kishte pushtuar gjithçka përreth meje, dhe letërsia, si një forcë drite, më thërriste drejt saj, duke më hapur një horizont të ri, teksa më magjepsë me lirinë shpirtërore që ma dhuronte, në një vend ku liria fizike nuk ekzistonte. Ishte njëlloj mrekulli e vërtetë,...