Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Serie A ka nisur sezonin me një ritëm të lartë golash dhe pa asnjë barazim 0-0 në tri javët e para. Kampionati italian është i vetmi mes pesë ligave kryesore të Evropës që nuk ka regjistruar ende një ndeshje pa gola. Në 30 ndeshjet e para të sezonit të kaluar ishin shënuar 65 gola dhe ishin regjistruar 3 rezultate 0-0. Në tri javët e para të këtij sezoni janë realizuar 82 gola, një shifër që nuk ishte arritur në këtë fazë që prej vitit 2021. Të dhënat tregojnë një rritje të numrit të golave dhe të rasteve për shënim. Ndryshimi lidhet edhe me udhëzimet e reja për arbitrat, të propozuara nga Orsato. Synimi i këtyre udhëzimeve është reduktimi i ndërprerjeve dhe rritja e kohës efektive...