Ndryshon orari i lëvizjes në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror

Ndryshon orari i lëvizjes në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror

Pas rikthimit të orarit dimëror nga pala greke, shërbimi  në pikën kufitare të Qafë Botës, që ka nisur që prej ditës së hënë, do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 21:00 me orën e Shqipërisë dhe nga ora 08:00 deri në 22:00 me orën greke. Ndryshimi i orarit të lëvizjes prek udhëtarët dhe automjetet që përdorin këtë pikë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në të dyja drejtimet. Dogana greke e Mavromatit rikthehet kështu në një orar më të kufizuar shërbimi, pas zgjatjes së tij gjatë sezonit veror. Në muajin maj 2026 orari ishte zgjeruar me dy orë duke nisur nga 05:00  në mëngjes deri në orën 23:00 në mbrëmje me orën shqiptare ose nga 06:00 deri në 24:00 me orën greke....