Ndryshon Kodi i Procedurës Penale/ Këshilli i Evropës: Më shumë garanci për të dyshuarit

Ndryshon Kodi i Procedurës Penale/ Këshilli i Evropës: Më shumë garanci për të dyshuarit

Në kuadër të reformës në drejtësi, është prezantuar projektndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, me synim përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet evropiane dhe forcimin e të drejtave të personave të dyshuar dhe të akuzuar. Në prezantimin e draftit ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Gianluca Esposito, i cili e cilësoi hartimin dhe përmirësimin e Kodit të Procedurës Penale një prej proceseve më të rëndësishme për funksionimin e drejtësisë në një vend. Esposito theksoi se Kodi i Procedurës Penale nuk përcakton vetëm rregulla teknike, por edhe mënyrën se si shteti zhvillon hetimet, mbledh provat, kryen marrjen në pyetje dhe vendos kufizime ndaj lirisë së individit. Sipas tij, kuadri ligjor duhet të garantojë njëkohësisht efektivitetin në luftën kundër krimit, mbrojtjen e viktimave...