Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve

Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve

Ndryshimi i hartës territoriale, rrezik për kontestimin e zgjedhjeve Të premten e 30 tetorit, në një Shqipëri të përfshirë nga një valë protestash, Presidenti Bajram Begaj thirri partitë politike në Presidencë. Por në vend të një tryeze për situatën e tensionuar në vend, në agjendë ishte caktimi i datës së zgjedhjeve vendore. Partitë opozitare e refuzuan në bllok ftesën, duke i cilësuar konsultimet formale. Pas takimit, Begaj dekretoi 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore. Pikëpyetje për përfaqësimin politik Zgjedhjet e 9 majit do të jenë të parat që zhvillohen pas reformës së re administrativo-territoriale, e cila ka reduktuar numrin e bashkive nga 61 në 46. Bashkimi i 15 bashkive ndryshon jo vetëm kufijtë administrativë, por edhe mënyrën se si komunitetet do të përfaqësohen...