Ndryshimi i bashkive, Mazniku: PS do ta fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë
Arbjan Mazniku ka komentuar ndryshimet që pritet të sjellë harta e re territoriale, duke mohuar se reforma është konceptuar me synime elektorale. I ftuar në emisionin “Top Story”, Mazniku deklaroi se bashkimi i disa njësive vendore nuk pritet të ndryshojë raportet politike në nivel bashkish. Sipas tij, ndryshimet territoriale synojnë kryesisht krijimin e njësive me më shumë potencial për zhvillim. Duke iu referuar Korçës dhe Maliqit, ministri tha se nuk sheh një rrezik elektoral për Partinë Socialiste nga riorganizimi i territorit. Ai përmendi edhe rastin e Vlorës dhe Selenicës, duke argumentuar se bashkimi i tyre mund të krijojë më shumë mundësi zhvillimi sesa funksionimi i tyre si dy bashki të veçanta. Mazniku u ndal edhe te Kavaja, duke e cilësuar atë si rastin ku mund...
Burimi:
kohajone.com