Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti europian vlerëson se janë në përputhje me standardet: Zgjedhje koherente!
Ekspertët europianë e vlerësojnë në përputhje me standardet europiane paketën e re të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Një nga ekspertët, Theo Byl, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Antwerp dhe ekspert i Këshillit të Europës, vlerëson se ndryshimet vendosin një ekuilibër mes kontrollit gjyqësor, të drejtave të mbrojtjes dhe nevojës për hetime efikase. “Si praktikues, ne i shohim këto ndryshime si një zgjedhje koherente të autoriteteve europiane, ku mjetet hetimore duhet të jenë proporcionale, objekti i mbikëqyrjes gjyqësore dhe mjetet juridike duhet të jenë të disponueshme”, tha Byl. Byl veçon si element pozitiv faktin që gjatë hartimit të paketës janë lënë jashtë disa propozime që, sipas tij, mund ta vështirësonin hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë. Megjithatë, ai...
Burimi:
javanews.al