Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Berisha: Mburojë për Ramën, KiE s’e ka mbështetur
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Berisha: Mburojë për Ramën, KiE s’e ka mbështetur Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, duke bërë të ditur se ka paraqitur shqetësimet e opozitës lidhur me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri. Sipas Berishës, gjatë takimit janë ngritur pretendimet e opozitës për krimin e organizuar, korrupsionin dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore. “Në takimin me Sekretaren e Përgjithshme, paraqitëm realitetin në të cilin nga kryeministri tek inspektori i policisë janë në bashkëpunim të dokumentuar tashmë me klanet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe më gjerë. Shqipëria është e ditur, sot eksportuesi kryesor i kanabisit, kurse klanet shqiptare të kokainës janë transportuesit...
Burimi:
sot.com.al