“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!
Kryeministri kanadez Mark Carney bëri shaka për dhuratën që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha disa muaj më parë: një çelës që i lejon të hyjë në Shtëpinë e Bardhë kurdo që të dëshirojë, përveç nëse rojet e sigurisë vendosin ta qëllojnë. “Shkova në Shtëpinë e Bardhë pranverën e kaluar dhe, në fund të takimit, Presidenti Trump më tha: ‘Dua të të jap diçka vërtet të veçantë, Mark’. E hapa kutinë dhe ishte një çelës i madh prej ari”, tha ai, duke folur para investitorëve në Toronto. Ish-bankieri qendror tregoi se Trump i kishte thënë: “Po, është një çelës për në Shtëpinë e Bardhë. Do ta kesh me vete dhe do të të lejojnë të hysh brenda”, por më pas shtoi me shaka: “Ndoshta...
Burimi:
javanews.al