Ndodh në Korçë: 6 fëmijë përfundojnë në spital pas drekës në kopsht, dyshohet për helmim! Në hetim drejtoresha dhe një mjeke
foto ilustruese KORÇË-Një rast shqetësues është regjistruar në Korçë, ku gjashtë fëmijë të të njëjtit kopsht janë dërguar me urgjencë në spital me simptoma të rënda gastrointestinale. Lidhur me ngjarjen policia ka ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një mjekeje të Pediatrisë dhe drejtoreshës së kopshtit. Sipas njoftimit të policisë, mjekja nuk ka njoftuar autoritetet për rastet, ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka kryer kontrollet e nevojshme për ushqimin e konsumuar nga fëmijët. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se fëmijë ishin paraqitur një ditë më parë në spiral, vetëm paka orë pasi kiahin konsumuar pilaf për drekë. Megjithatë, do të jenë analizat ata që të tregojnë nëse kemi në rastin në fjalë kemi të bëjmë me helmim apo me virozë....
Burimi:
zeri.ai