Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Ndihmuan për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe vrasjen e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve për kryerjen e dy vrasjeve. SPAK kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Sipas akuzës, dy të pandehurit dyshohet se kanë siguruar kushtet për eliminimin e Ervis Martinajt, i cili vijon të rezultojë i zhdukur, si dhe të Erigers Mihasit, i cili u vra në një atentat. Dosja në fjalë është pjesë e hetimeve të njohura si “Revanshi”, ku hetuesit zbardhën mijëra komunikime të shkëmbyera përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC. Ndërkohë, Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg. Ai është shpallur fajtor si drejtues i grupit kriminal përgjegjës për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, i...