Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës!

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës!

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot një kthesë rregullatore në mbështetje të arsimit gjithëpërfshirës, duke premtuar bonus financiar mbi pagë për mësuesit ndihmës, ngritjen e një sistemi të ri trajnimi profesional si dhe krijimin e Këshillit Konsultativ për Fëmijët me Aftësi Ndryshe. Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë gjatë një bashkëbisedimi me një grup prindërit, ku të pranishme ishin edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, si dhe drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala. Rama: Trajnim i dedikuar dhe stimul financiar mbi pagë Pasi dëgjoi shqetësimet e familjarëve mbi vështirësitë në sistemin arsimor dhe nevojën për kualifikimin e mësuesve, Kryeministri Rama vuri theksin te domosdoshmëria e institucionalizimit të trajnimeve dhe rritjes së motivimit financiar për stafin ndihmës....