Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

Një 76-vjeçar është arrestuar nga Policia e Memaliajt, pasi u kap në flagrancë pranë disa vatrave zjarri që dyshohet se i kishte ndezur në fshatin Vasjar. Në pranga është vënë shtetasi Q. Sh., 76 vjeç, banues në Vasjar, i cili, sipas Policisë, dyshohet se kishte ndezur zjarret në një sipërfaqe toke që e kishte marrë me qira, si dhe në tokë në pronësi të shtetit, në vendin e quajtur “Gropa e Dardhës”. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarret janë ndezur me qëllim pastrimin e sipërfaqeve të tokës. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 4000 metra katrorë tokë, ku përfshihen pyje, kullota dhe sipërfaqe me bimësi të ndryshme. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj ka bërë të mundur kapjen...