Ndezi zjarr në fshatin Kryekuq dhe i vuri flakën zonës, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari
Sot, rreth orës 13:25, shërbimet e Policisë morën njoftim për zjarr në fshatin Kryekuq, i cili po përhapej dhe po rrezikonte djegien e pyllit të parkut kombëtar të Divjakës. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre. Shërbimet e Policisë kanë kapur pranë vatrës të zjarrit, shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Burimi:
ntv.al