Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar
Dy persona janë arrestuar në Fier sot në 7 shtator, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas. Njëri prej tyre, 60 vjeç, u kap në flagrancë duke ndezur zjarr në tokën që kishte marrë me qira në Lushnjë. Ndërsa 25-vjeçari tjetër dyshohet se i vuri zjarrin një sipërfaqeje në grykëderdhjen e lumit Seman, në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta. Në një tjetër rast, policia ka proceduar penalisht dy persona të moshës 71 dhe 77 vjeç, pasi zjarret e ndezura prej tyre në Varibop dhe Çërrilë dolën jashtë kontrollit për shkak të erës. Policia deklaron se flakët përfshinë sipërfaqe me bimësi, ndërsa në rast tjetër u përfshi një zonë me pyje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi...
Burimi:
javanews.al