Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

Dy shqiptarë rrezikojnë nga 18 muaj burg në Belgjikë, pasi akuzohen për përfshirje në një plantacion të madh kanabisi të zbuluar në qytetin Dison. Ngjarja daton në qershor të vitit 2023, kur banorët e një zone në rrugën Bonvoisin njoftuan policinë për lëvizje të dyshimta në një banesë që ndodhej në një ish-fermë. Kontrolli i konsumit të energjisë ngriti dyshime për aktivitet të paligjshëm dhe policia ndërhyri në banesë. Aty u zbuluan katër dhoma të përshtatura për kultivim, ku ndodheshin gjithsej 6,124 bimë kanabisi. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë operacionit u arrestua një shqiptar 35-vjeçar, i cili u gjet duke fjetur në ambientet e kultivimit. Ai deklaroi se ishte rekrutuar në Tiranë për të punuar si kopshtar për rreth dy muaj, kundrejt pagesës...