Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme
Në Parkun Kombëtar të Butrintit vijojnë ndërhyrjet për ruajtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një përvoje më të mirë për vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka bërë publike sot pamje nga puna që po kryhet çdo ditë për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme të historisë sonë. Në kuadër të bashkëpunimit me Ancient Rome Live, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit ka nisur fazën e parë për konservimin dhe mbrojtjen e Forumit Romak në Parkun e Butrintit. Një ditë më parë ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se puna në Butrint po vijon në disa drejtime, në bashkëpunim me Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit. “Në Butrint po punohet çdo ditë...
Burimi:
javanews.al