Ndërtimet në Pishë-Poro-Nartë, deputeja  Zhupa depoziton ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Ndërtimet në Pishë-Poro-Nartë, deputeja Zhupa depoziton ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ligjin që prek zonën e Pishë-Poro-Nartës, duke kundërshtuar ndryshimet që i kanë hapur rrugë ndërtimeve në këtë territor. Pas depozitimit të ankimit, Zhupa deklaroi se dokumentacioni i paraqitur në Kushtetuese tregon se niveli i mbrojtjes së zonës është ulur në disa etapa, deri në krijimin e mundësisë për zhvillimin e projekteve të ndërtimit. “Sapo dola nga Gjykata Kushtetuese ku dorëzova një ankim. VKM që kemi sjellë tregon se fillimisht ulet mbrojtja e Pishë-Poro-Nartë. Ka kategoria e 4, kalohet në kategorinë e 5, në peizazh të mbrojtur”, deklaroi Zhupa. Deputetja demokrate argumentoi se edhe pas ndryshimit të statusit, nga kategoria e katërt në atë të pestë, një pjesë e konsiderueshme e territorit vijonte të...