Ndërron jetë te Trauma avokati Sajmir Vishaj

Ndërron jetë te Trauma avokati Sajmir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Ai ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës, pasi kishte pësuar një rrëzim në banesën e tij, ku kishte marrë dëmtime të rënda. Gjendja shëndetësore e avokatit ishte paraqitur tepër e rënduar edhe gjatë ditës së djeshme, çka bëri që mjekët ta intubonin. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, Vishaj nuk ka mundur të mbijetojë.