NDERKOMBETARET PO FLASIN ME HESHTJE/ ILIR KULLA ZBULON ÇFARE PO LUHET NE PRAPASKENE
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, deklaron se ndërkombëtarët po përpiqen të frenojnë përshkallëzimin e krizës politike në Shqipëri, duke kërkuar rrugë për uljen e tensioneve mes palëve. Sipas tij, në këto përpjekje është përfshirë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si një figurë e mundshme ndërmjetësimi. Kulla u pyet për informacionet që qarkullojnë lidhur me angazhimin e përfaqësuesve diplomatikë të Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje politike. Ai pohoi se përpjekjet për ndërmjetësim kanë qenë reale, edhe pse ato nuk janë shoqëruar me deklarata të hapura publike. “Po vazhdojnë të flasin përmes heshtjes. Por përpjekja e tyre, edhe duke futur si figurë ndërmjetëse Presidentin e Republikës, ka qenë reale”, u shpreh Kulla. Sipas ekspertit, shqetësimi i ndërkombëtarëve...
Burimi:
ntv.al