Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Këngëtarja Elsa Lila ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lila ka publikuar edhe një fotografi nga një moment i përbashkët me avokatin, të cilin e ka përmendur me fjalën e dashur “dajë”. “Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ju presim në Funeral Alba 2000 për përshëndetjen e fundit”, shkruan këngëtarja. Saimir Vishaj u nda nga jeta ditën e sotme. Avokati ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pasi dyshohet se kishte rënë nga shkallët.