“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale e portale online të disa materialeve intime të personave publikë në vendin tonë, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka reaguar duke u bërë thirrje mediave dhe përdoruesve të internetit të ndalojnë publikimin e tyre. Komisioneri thekson se edhe personat publikë gëzojnë të drejtën për privatësi dhe se interesi i publikut për jetën intime nuk përbën në vetvete interes publik që justifikon publikimin. Në reagim nënvizohet gjithashtu se fakti që një material është publikuar më parë në internet nuk e bën të ligjshëm ripublikimin apo rishpërndarjen e tij. Zyra e Komisionerit paralajmëron për masa administrative dhe penale ndaj përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale dhe kërkon heqjen...
Burimi:
javanews.al