Ndalohet në Prishtinë biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre
Biznesmeni Valon Lluka, ish-administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër njerëzit më të besuar të Behgjet Pacollit, është arrestuar këtë të enjte nga Policia e Kosovës. Lluka është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Shtetit për 48 orë dhe dyshohet për disa vepra penale, mes tyre mashtrim, shpërdorim të pasurisë së huaj, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratës së dëmshme. “Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale...
Burimi:
kohajone.com