Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit nëntor në tregun vendas pritet që çmimet e mishit të freskët të viçit, të pulës dhe nënprodukteve rriten nga 12 deri në 40%. Prej 3 shtatorit 2026, Shqipëria nuk lejon më importin e mishit të gjedhit dhe mishit të shpendëve nga Brazili, si pasojë e ndryshimeve në rregullat europiane për importin e produkteve me origjinë shtazore. Disa nga përpunuesit kryesorë të mishit të kontaktuar nga Monitor pohuan se efektet e ndalimit të importit ende nuk kanë nisur të reflektohen në çmimet e pakicës për konsumatorin, pasi kompanitë vazhdojnë të përdorin furnizimet e siguruara përmes kontratave të lidhura përpara datës 3 Shtator. Por rezervat në magazina sipas përpunuesve mund të zgjasin deri në...