Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve
Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oei nga Policia e Shtetit, gjatë protestës së zhvilluar më 7 nëntor 2026 në Tiranë. Sipas reagimit të rrjetit, gazetari është prangosur gjatë ndërhyrjes së policisë, është ekspozuar ndaj sprejit djegës dhe i është sekuestruar telefoni celular. Shqetësim ka ngritur edhe rasti i gazetares së pavarur Alisa Braho, ndaj së cilës sipas SafeJournalists, është përdorur sprej djegës teksa po filmonte ndërhyrjen e forcave të policisë gjatë protestës. Në reagimin e saj, organizata thekson se këto incidente ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit të protestave. SafeJournalists vlerëson se ngjarja e fundit i shtohet rasteve të tjera të ndërhyrjeve policore ndaj gazetarëve në Shqipëri,...
Burimi:
gijotina.com