“Ndaj Shqipërisë pres ndeshje të mirë”, mesfushori i Bjellorusisë: Jemi të përgatitur, por duhet të bëjmë kujdes nga kuqezinjtë
Valery Bocherov, mesfushori i Bjellorusisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjeve të Nations League, ku një prej rivalëve është edhe Shqipëria. Çfarë mund të na thoni për kundërshtarët tuaj në grup – Shqipërinë, Finlandën dhe San Marinon? A keni pasur mundësi t’i studioni tashmë? “Sigurisht që po i ndjekim kundërshtarët tanë. Jam gjithashtu i interesuar të shoh se ku luajnë lojtarët e tyre. Ndoshta shqiptarët spikasin më shumë; ata luajnë në kampionate të mira dhe i kam parë lojtarët që aktivizohen në Itali. Megjithatë, nuk mund të them asgjë më konkrete për momentin. E di që të gjitha janë skuadra të forta.” Ndeshja e parë është kundër Shqipërisë. Në eliminatoret e fundit, Bjellorusia shpesh ka hasur vështirësi në ndeshjet e saj hapëse....
Burimi:
gijotina.com