NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO ka përgatitur një plan të ri për mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës nga një sulm i mundshëm rus. Dokumenti mban emrin “Teoria e Fitores” dhe pritet të prezantohet më 12 tetor në Poloni nga komandanti suprem i Forcave të NATO-s në Europë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich. Sipas të dhënave të publikuara nga “Bloomberg”, plani parashikon një skenar të mundshëm përgjigjeje ushtarake ndaj një sulmi rus në krahun lindor të NATO-s, nga Finlanda dhe vendet baltike, përmes Polonisë deri në Bullgari. Në rast të një sulmi, reagimi i parë do të përfshinte përdorimin e një numri të madh dronësh me kosto të ulët, të drejtuar nga një numër i kufizuar ushtarësh. Objektivat e forcave kundërshtare do të përcaktoheshin me ndihmën e inteligjencës artificiale. Pas...