NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

Polonia ka vendosur të forcojë sigurinë përgjatë kufirit me Ukrainën, pas sulmeve me dronë pranë pikave kufitare dhe rritjes së shqetësimeve për sigurinë në krahun lindor të NATO-s. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, njoftoi se po përforcohet infrastruktura e përdorur nga Roja Kufitare. Sipas tij, ushtarë të Regjimentit të 18-të të Xhenios kanë nisur punën për forcimin e pikave të kontrollit dhe infrastrukturës pranë kufirit polako-ukrainas. Vendimi vjen pas dy sulmeve gjatë fundjavës, njëri prej të cilëve dëmtoi një tren pranë kufirit me Poloninë. Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmet, ndërsa pretendoi se treni transportonte ngarkesa ushtarake. Në të njëjtën kohë, shqetësimet janë shtuar edhe në Lituani. Një dron hyri në hapësirën ajrore të vendit dhe u rrëzua nga një avion luftarak i NATO-s....