Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin
Nesër nis zyrtarisht aventura e Rolando Maran në stolin e Kombëtares shqiptare. Përballë do të jetë Bjellorusia, një kundërshtar që vjen pas një serie prej gjashtë ndeshjesh radhazi me rezultate pozitive, por trajneri italian kërkon që kjo të shërbejë vetëm si një motivim shtesë për skuadrën kuqezi. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës, Maran foli për përgatitjet, gjendjen fizike të lojtarëve, alternativat që ka provuar gjatë javës dhe mënyrën se si e sheh debutimin e tij zyrtar. “Bjellorusia është një skuadër kompakte dhe po ecën shumë mirë. Kemi shumë respekt për ta. Përtej kësaj, unë jam mësuar të përgatis dhe të përqendrohem te skuadra ime. Kemi punuar shumë mirë, sepse kemi gjetur menjëherë stimujt e duhur. Kjo është gjëja më e rëndësishme për...
Burimi:
javanews.al