NATA PERFEKTE/ GJERMANIA MPOSHT HOLANDEN 5-O, SHQIPTARI BRAJAN GRUDA LE PERSERI SHENJE

NATA PERFEKTE/ GJERMANIA MPOSHT HOLANDEN 5-O, SHQIPTARI BRAJAN GRUDA LE PERSERI SHENJE

Gjermania ka dhënë një shfaqje force të jashtëzakonshme në fushën e saj, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 përballë Holandës, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Përballja e zhvilluar në “Olympiastadion” ka folur plotësisht gjermanisht, me “Panzerat” që kanë dominuar nga minuta e parë e p’deri në të fundit, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi “tulipanëve”. Golat e kësaj sfide spektakolare nisën që në pjesën e parë, ku Derry Scherhant hodhi themelet e fitores duke zhbllokuar shifrat në minutën e 41-të. Në fraksionin e dytë, “Die Mannschaft” e ngriti ndjeshëm ritmin, duke shkatërruar mbrojtjen holandeze. Nico Schlotterbeck u shënua në listën e golashënuesve në minutën e 65-të, ndërsa Florian Wirtz dhuroi spektakël personal duke realizuar dy herë brenda pak minutash (në...