Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga triumfi historik ndaj Greqisë
4 shtator 2004 – 4 shtator 2026. Sot bëhen 22 vite nga një prej fitoreve më të paharrueshme në historinë e Kombëtares shqiptare: triumfi 2–1 ndaj Greqisë, në eliminatoret e Kupës së Botës 2006. Në një “Qemal Stafa” të mbushur plot me tifozë kuqezi, Shqipëria shkroi një nga faqet më të bukura të futbollit shqiptar. Përballë ishte Greqia, e cila vetëm dy muaj më parë ishte shpallur kampione e Europës, pas triumfit në EURO 2004. Shqipëria e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike. Edvin Murati zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve. Por momenti që do të mbetej gjatë në kujtesën e tifozëve erdhi pak më vonë. Adrian Aliaj ekzekutoi në mënyrë spektakolare një goditje dënimi, duke dërguar topin në rrjetë...
Burimi:
vizionplus.tv