Napoli luan për turp kundër Arsenalit! Një gol dhe shumë raste të humbura, Liverpuli përmbys Atletico-n, nuk ndalet PSG

Napoli luan për turp kundër Arsenalit! Një gol dhe shumë raste të humbura, Liverpuli përmbys Atletico-n, nuk ndalet PSG

Champions League dhuroi një tjetër mbrëmje të madhe futbolli, me disa përballje të forta në orën 21:00. Në krye të vëmendjes ishte dueli Napoli–Arsenal, ku skuadra angleze mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar 0-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ndeshja ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë, por Arsenali ishte më kërkues dhe kontrolloi pjesën më të madhe të lojës. Napoli pati vështirësi për të krijuar raste të pastra, ndërsa portieri i vendasve, Alex Meret, mbajti ekipin në lojë me disa ndërhyrje të rëndësishme. Pas pushimit, Meret u zëvendësua nga Vanja Milinkovi?-Savi?. Goli i fitores erdhi në minutën e 75-të. Martin Ødegaard finalizoi një aksion të bukur të Arsenalit, duke goditur saktë dhe duke i dhënë skuadrës së Mikel Artetës...