NAFTA ZBRAZ XHEPAT E SHQIPTARËVE, MË E SHTRENJTA NË EUROPË NË RAPORT ME TË ARDHURAT

NAFTA ZBRAZ XHEPAT E SHQIPTARËVE, MË E SHTRENJTA NË EUROPË NË RAPORT ME TË ARDHURAT

Nafta në Shqipëri po rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e qytetarëve. Një litër naftë ka arritur në 229 lekë, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Europë. Por problemi bëhet edhe më i madh kur çmimi krahasohet me të ardhurat. Sipas të dhënave të publikuara nga Monitor, një shqiptar duhet të shpenzojë rreth 3.56 për qind të të ardhurave të tij ditore për vetëm një litër naftë. Ky është niveli më i lartë në Europë. Për krahasim, në Danimarkë, ku nafta kushton rreth 2.60 euro për litër, një qytetar shpenzon vetëm 1.06 për qind të të ardhurave ditore. Në Norvegji, kjo shifër zbret në vetëm 0.8 për qind. Pra, edhe pse në disa vende europiane nafta kushton më shumë...