“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

Përballja mes Barcelonës dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, tashmë ka një datë. Klubi katalanas dhe kreu i “Los Blancos” janë thirrur më 25 nëntor, në orën 09:40, në një nga sallat e gjykatës në Madrid, për zhvillimin e seancës së pajtimit. Ky është hapi paraprak përpara paraqitjes së një padie penale ndaj Florentino Pérez për një pretendim për shpifje, në lidhje me deklaratat e tij ndaj Barcelonës. Klubi katalanas e kishte paraqitur kërkesën për seancën e pajtimit në muajin qershor, duke kërkuar që presidenti i Real Madridit të tërhiqet nga deklaratat se Barcelonës i janë “vjedhur shtatë tituj kampion”. Nëse Pérez nuk tërhiqet nga këto deklarata, Barcelona paralajmëron se do të vijojë me një kallëzim penal, duke argumentuar se akuzat dëmtojnë imazhin dhe...