“Na kanë fyer dhe sulmuar fizikisht”/ PS kërkon përjashtimin e deputetëve të PD (EMRAT)

“Na kanë fyer dhe sulmuar fizikisht”/ PS kërkon përjashtimin e deputetëve të PD (EMRAT)

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit për 60 ditë të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike: Flamur Nokës, Belind Këlliçit, Fidel Krekës, Luçiano Boçit, Edi Palokës dhe Besart Xhaferrit. Kërkesa vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës plenare të 22 tetorit 2026. Po ashtu, socialistët kanë kërkuar përjashtimin me 10 ditë të 14 deputetëve të tjerë të opozitës: Gjin Gjonit, Bardh Spahisë, Albana Vokshit, Elda Hotit, Xhelal Mziut, Gent Strazimirit, Enno Bozdos, Kastriot Pirolit, Kliti Hotit, Flamur Hoxhës, Arjan Ndojës, Ivi Kasos, Zija Ismailit dhe Blendi Himçit. Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët e PS-së pretendojnë se gjatë seancës u regjistruan incidente të rënda, me fyerje, bllokim të foltores dhe sulme fizike ndaj...