Muzeu në Shkodër që e kthen kujtesën e diktaturës në dëshmi për brezat
Në Shkodër, e kaluara komuniste e Shqipërisë nuk mbetet vetëm në faqet e librave të historisë, por ruhet brenda mureve të një muzeu që sjell përpara vizitorëve një prej periudhave më të dhimbshme të vendit. “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, i hapur në vitin 2014, është një hapësirë që dokumenton përndjekjen politike dhe vuajtjet e njerëzve gjatë diktaturës komuniste. I vendosur në godinën që dikur shërbente si seli e Degës së Punëve të Brendshme, muzeu ruan gjurmët e një realiteti që për shumëkënd mbetet ende i vështirë për t’u përfytyruar. Përmes fotografive, letrave, dorëshkrimeve dhe sendeve personale, vizitorët njihen me historitë e të burgosurve politikë dhe jetën e atyre që u përballën me represionin e regjimit. Hapësirat autentike dhe dëshmitë e ruajtura e bëjnë përvojën...
Burimi:
kultplus.com